Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Bulqizë/ Breshëri automatiku makinës në lëvizje

Bulqizë/ Breshëri automatiku makinës në lëvizje

20:23, 11/12/2017
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri me objektiv shoferin e një makine në lëvizje janë shënuar pasditen e sotme në zonën e Bulqizës. Nga ngjarja, fatmirësisht nuk ka të plaguar.

Ngjarja

Një telefonatë rreth orës 18.30 ka dhënë alarmin në sallën operative të Komisariatit të Policisë.

Drejt vendit të ngjarjes forca të shumta policore dhe grupi hetimor,ku kanë konstatuar se:

Në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” me targa AA 489 RA,  që drejtohej nga F.T., 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi.

Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar, por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar Policinë.

Nga të shtënat, drejtuesi i automjetit, i cili lëvizte i vetëm,  nuk ka marrë asnjë lëndim.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja. Nga këqyrja paraprake e automjetit janë dalluar  dy shenja plumbi. Dyshohet se është qëlluar me armë automatike.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet intensivisht, pasi personi i dëmtuar mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco