'Lekët ose të vras', 21-vjeçari kanos fqinjen e tij, i rrëmben edhe djalin. Ja ku ka ndodhur

'Lekët ose të vras', 21-vjeçari kanos fqinjen e tij, i rrëmben edhe djalin. Ja ku ka ndodhur

15:53, 11/12/2017
A+ Aa A-

Një 21-vjeçar ka kërcënuar fqinjën e tij me inicialet S. D., ndërkohë që djali i saj e ka rrëmbyer të riun dhe e ka rrahur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Babrru të Kamzës. M. GJ i ka shkuar në shtëpi fqinjen së tij 42 vjeç dhe duke e kërcënuar me thikë i ka kërkuar lekë. Sipas Policisë së Tiranës i riu dyshohet se është përdorues droge dhe i kërkonte lekët fqinjes së tij pa i dhënë ndonjë shkak. Ai mësohet t'i jetë drejtuar asaj, "më jep lekë ose do të të vras".

42-vjeçarja pasi ka parë thikën, menjëherë më pas ka lajmëruar djalin e saj M. D., 21 vjeç. Ky i fundit ka marrë edhe dy shokë të tij dhe ka shkuar pranë banesës. Pak metra larg shtëpisë ai ka parë personin që i kërcënoi nënën me thikë. Të tre e kanë rrëmbyer 21-vjeçarin dhe e kanë futur në bagazhin e një makine Ford-Focus.

Ata e kanë rrahur 21-vjeçarin në bodrumin e një pallati.

Më pas 3 të rinjtë e kanë marrë personin që kërcënoi fqinjen dhe e kanë çuar pranë banesës te babai i tij. Ata i kanë thënë arsyen pse e kanë dhunuar dhe janë larguar. Por oficerët e Policisë të komisariatit nr.5 i kanë arrestuar të 4 personat.

21-vjeçari M. GJ., akuzohet për kërcënim me thikë, ndërkohë që M. D., dhe dy shokët e tij akuzohen për dhunë dhe heqje e lirisë. Uniformat blu vijojnë hetimet për ngjarjen e pazakontë që çoi në rrëmbimin e një të riu. /Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

toni 12/12/2017 01:12

nese ngjarja eshte pikerisht keshtu atehere i lumte dora atyre cunave dhe nuk u takon asnje dite burg

Shto koment

Denonco