Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Pse mungoi djali i madh i Aleksandër Ndokës në varrim, i vogli me makina policie

FOTO/ Pse mungoi djali i madh i Aleksandër Ndokës në varrim, i vogli me makina policie

09:51, 11/12/2017
A+ Aa A-

Vrasja e Aleksandër Ndokës në Lezhë në një atentat me 14 plumba tronditi jo pak qytetin dhe familjarët e tij. Kjo edhe për shkak të popullaritetit të fisit Ndoka në zonë, duke përmendur edhe faktin që Aleksandri ishte vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.

Djali i vogël i Aleksandër Ndokës gjatë ceremonisë së varrimit mbahej i shoqëruar nga dy furgonë me policë, të cilët qëndronin në gatishmëri nga distanca.

Përveç 19-vjeçarit Samuel Ndoka, të pranishëm në ceremoni ka qenë dhe vajza e tij e madhe, Jorida, ndërsa ka munguar djali tjetër, Klajdi, për shkak se është person i shpallur në kërkim nga policia, sepse akuzohet se ka dhunuar nënkryetarin e qarkut të Lezhës, ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti, dhe vajza e vogël 8 vjeçe për shkak të moshës.

Krahas qytetarëve të thjeshtë, homazhe në familjen Ndoka bënë edhe politikanë të shumtë lokalë dhe qendrorë. Për shkak të këtij fluksi, rrugët drejt vendit ku po kryheshin ceremonitë mortore u mbushën nga automjete të shumta.

Edhe nga larg vihej re prania e shumë të pranishmëve të mbledhur për të nderuar 48-vjeçarin e vrarë, Aleksandër Ndoka.

Nuk ka munguar edhe Policia e Shtetit, kryesisht për të monitoruar trafikun që krijohej shpeshherë në rrugët që lidhnin daljet kryesore me vendin ku po kryhej ceremonia mortore. Varrimi i Aleksandër Ndokës u bë rreth orës 13:30 të së dielës, në varrezat e lagjes ku jeton familja Ndoka.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Toma11/12/2017 10:28

    aman lerini keto, ai ishte i veshur me rroba te zeza dhe me parruke si grua, kjo ishte nje marrveshje me drejtorine e policise Lezhe, per te evituar qe me pas te perflitej roli i policise.

    Shto koment

    Denonco