Urgjencë për ‘Habilajt’? Ministri italian i drejtësisë në Tiranë

Urgjencë për ‘Habilajt’? Ministri italian i drejtësisë në Tiranë

20:10, 10/12/2017
A+ Aa A-

Ministrisë italian i drejtësisë Andrea Orlando pritet të vizitojë të martën e kësaj jave Tiranën.

Ministri italian pritet të takohet me homologen shqiptare, Etilda Gjonaj ku do të firmoset edhe një memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjithashtu mësohet se dy zyrtarët pritet të zhvillojnë edhe një konferencë për mediat.

Nuk dihet ende nëse çështja “Habilaj” do jetë në fokus të diskutimeve mes dy ministrave, ndërsa Prokuroria shqiptare vijon hetimet për pjesëtarët dhe zyrtarët e përfshirë në këtë grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Kujtojmë se në 3 nëntor mbërriti në Tiranë edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minitti, i cili pati një takim të gjatë dhe kokë më kokë me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alban dulla10/12/2017 20:53

E di une pse vjen ai. Vjen te nenshkruaj memorandum per peshqit e medhenj.

Bedri Lufo10/12/2017 20:53

Ishte para ca kohesh ministrja e tani po vjen ministri italian. Kta jane bashke ne luften kunder krimit. Llalla do goditet i pari.

denisa turku10/12/2017 20:52

Behu gati Basha se te erdhi dita.

Shto koment

Denonco