Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

FOTO/ Vjen parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe nesër. Vazhdon acari

FOTO/ Vjen parashikimi i motit për pasditen e sotme dhe nesër. Vazhdon acari

12:15, 10/12/2017
A+ Aa A-

Dita e sotme dhe ajo e nesërme duket se nuk do të kenë reshje të shumta.

Sipas parashikimit të motit të bërë Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet të dobëta mund të ketë nesër në disa zona të vendit.

Bashkangjitur do të gjeni parashikimin e rreziqeve për sot dhe nesër:

Reshjet

Sot pasdite reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Nesër pasdite priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, dhe Lezhës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 3 °C / 12 °C

në vendet malore:  -4 °C / 9 °C.

Era

Sot pasdite do të fryjë e lehtë, ndërsa nesër do të forcohet dhe do të fryjë mesatare në bregdet.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco