Vrasja e Aleksandër Ndokës, kjo është pista më e re ku po hetohet

Vrasja e Aleksandër Ndokës, kjo është pista më e re ku po hetohet

11:50, 10/12/2017
A+ Aa A-

Vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka ka ngritur në këmbë policinë. Këta të fundit kanë ngritur një grup të gjerë hetimor për të zbardhur krimin.

Burime nga policia kanë treguar ditën e sotme se pista më e re ku po hetohet për vrasjen e Ndokës është ajo për shkak të detyrës.

Prej muajsh Aleksandër Ndoka ishte drejtor i IKMT-së për rajonin e Shkodrës dhe pikërisht këtu kanë nisur edhe verifikime të të gjitha rasteve.

Dyshimet janë se aksionet për prishjen e ndërtimeve në bregun e Velipojës e jo vetëm mund të kenë sjellë edhe vrasjen e tij.

Deri më tani po hetohet edhe për konfliktet e djemve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco