Shkëputja e masivit shkëmbor, Elbasan-Tiranë ende e bllokuar

Shkëputja e masivit shkëmbor, Elbasan-Tiranë ende e bllokuar

11:32, 10/12/2017
A+ Aa A-

Vijon të jetë i bllokuar njëri sens i autostradës Elbasan-Tiranë, aty ku dje u shkëput një masiv shkëmbor nga skarpati anësor, duke bllokuar të gjithë rrugën, ç’ka solli devijimin e lëvizjes së mjeteve nga Elbasani në drejtim të Tiranës.

Mësohet se situata ende paraqitet e rënduar dhe të paktën edhe 48 orët e ardhshme segmenti i rrugës Elbasan-Tuneli i Krrabës do jetë i paqarkullueshëm.

Specialistët dhe gjeologët e ardhur nga Tirana, po kryejnë matjet e nevojshme për të kuptuar pse ndodhi kjo rrëshqitje dheu.

Është kërkuar të ribëhet studimi gjeologjik i zonës ku kanë ndodhur shkarjet e tokës në Mamël. Ndërkaq është paralajmëruar fillimi i një hetimi për projektuesit dhe studimin gjeologjik të kryet më herët për këtë rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco