I drejtoi armën dhëndrit, prangoset fieraku. Ja emri

I drejtoi armën dhëndrit, prangoset fieraku. Ja emri

10:13, 10/12/2017
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar në fshatin Levan, pasi ka kanosur dhëndrin e tij me armë gjahu.

Rrahman Leka ra në prangat e policisë pasi për motive pronësie, ka kanosur dhëndrin e tij, me inicialet G. S., 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër

“U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu,” njofton policia.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për akuzat e “Dhunës në familje” dhe “Kanosje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco