Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kërkoheshin në të gjithë Europën për vjedhje, ja ku arrestohen dy shqiptarë

Kërkoheshin në të gjithë Europën për vjedhje, ja ku arrestohen dy shqiptarë

08:21, 10/12/2017
A+ Aa A-

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Xhenova pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mediat italiane raportojnë se i riu ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian për vjedhje, pasi ndiqej prej kohësh, u gjurmua dhe u ndal në Liguria.  Policia gjithashtu identifikoi dhe dy bashkatdhetarë të tij me precedentë të ndryshëm për vjedhje në shtëpi.

Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, të dy 25 vjeçarë. Ata u shoqëruan në stacionin policor për qëndrim të parregullt në Itali si dhe me precedent të mëparshëm për vjedhje banesash në shtetin fqinj.

Pas kryerjes së procedurave do të merret masa e dëbimit për në atdhe ndaj shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco