Vrasja e Aleksandër Ndokës, ja pistat ku po hetohet nga policia

Vrasja e Aleksandër Ndokës, ja pistat ku po hetohet nga policia

08:04, 10/12/2017
A+ Aa A-

Vrasja mafioze e Aleksandër Ndokës, ka mbledhur gjatë ditës së djeshme ekspertët më të mirë të hetimit të krimit. Teksa është zhvilluar një analizë e gjatë mes drejtuesve të policisë së Lezhës dhe specialistëve të mbërritur nga Tirana, tashmë policia dhe prokuroria e këtij qyteti është fokusuar në tre pista kryesore.

“Shqiptarja.com” mëson se pista e parë lidhet me konfliktin që i biri i viktimës Samuel Ndoka ka pasur në 25 qershor 2017 në Shëngjin të Lezhës, ku ka qëlluar me armë në drejtim të Florian Dushkut, edhe ky një qytetar lezhjan.

Një tjetër pistë ku është përqendruar prokuroria dhe policia e Lezhës është ajo e konflikteve të mundshme në fushën e biznesit. Viktima administronte një biznes të quajtur “Apokalips”, ku në të ushtrohej veprimtaria në hoteleri, Bar-Kafe dhe Restorant.

Policia në këtë pjesë është e paqartë pasi dhe vetë familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë. Ndërkohë që janë lënë detyra operacionale për mbledhjen e informacionit operativ, lidhur me personat që viktima kishte probleme, për sa i përket tregtisë që ai bënte në qytetin e Lezhës dhe Shëngjinin.

Megjithëse në formularin e vetëdeklarimit dorëzuar në KQZ Aleksandër Ndoka, kishte pohuar se nuk ishte dënuar asnjëherë nga drejtësia shqiptare, por policinë lokale ai njihet si person që ka kryer aktivitet kriminal.

Gjatë emigracionit në Itali, viktima dyshohet të jetë marrë me aktivitet të paligjshëm, duke shitur drogë dhe shfrytëzuar prostituta. Policia ka dyshime se nëpërmjet këtij aktiviteti të paligjshëm, besohet se kanë lindur probleme të cilat mund të jenë rishfaqur sërisht, duke sjellë dhe agravimin e situatës deri në eliminimin fizik të Aleksandër Ndojës në derë të shtëpisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco