Gati burgu i ri me kapacitet 760 persona dhe personel 400 punonjës…

Gati burgu i ri me kapacitet 760 persona dhe personel 400 punonjës…

15:11, 09/12/2017
A+ Aa A-

Gjatë një inspektimi në burgun që pritet të hapet në Reç të Shkodrës, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri me dije se rekrutimi i punonjësve do të bëhet me testim.

 “Burgu i Reçit do ti japë zgjidhje problemit te mbipopullimit ne sistemin e burgjeve. Burg me kapacitet prej 760 te burgosur të përhershëm dhe të paraburgosur. Burgu i Reçit është një investim i jashtëzakonshëm me fondet e BE dhe qeverise shqiptare. Burgu do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në standardet europiane sa i përket trajtimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve", tha ajo.

Ndër të tjera, ministra bëri me dije se "hapja e Burgut të ri te Reçit është një lajmi i mirë për qarkun e Shkodrës pasi në të do të punësohen rreth 400 te punonjës".

"Sikundër testohen sot policët e Shtetit, po njëlloj po testohen e punonjësit e policisë së burgut të Reçit. Me procesin e rekrutimit të punonjësve në këtë burg, kemi ndryshuar njëherë e mirë edhe mentalitetin e punësimit. Nuk ka me punësime partiake, por ne baze te meritokracisë” deklaroi ministrja Gjonaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

HURI09/12/2017 18:21

BRAVO QEVERIA,,, TE HAPIM SA ME SHUME BURGJE SE VETEM KJO ESHTE MENYRA PER TY PUNESUAR. KJO TREGO QE KY K

Daj Jaku09/12/2017 15:54

Pse nuk e thoni ju o mediat e kazanit që EDrama paska hapur 1160 vende të reja pune në Shkodër?!

Agron hasa09/12/2017 15:52

Ky burgu eshte bere me mire se shtepia ime , super

Shto koment

Denonco