Ekzekutimi i Ndokës/ Viktima tentoi të zbriste nga makina, ja ku e prisnin autorët…

Ekzekutimi i Ndokës/ Viktima tentoi të zbriste nga makina, ja ku e prisnin autorët…

14:47, 09/12/2017
A+ Aa A-

Zbardhet dinamika e ekzekutimit mafioz të Aleksandër Ndokës në Lezhë.

Autorët e vrasjes e kanë pritur pranë shtëpisë së tij, pas një muri të vjetër gjysmë të shembur dhe nuk i kanë dhënë kohë as të zbriste nga makina.

Burime të policisë për “Balkanweb” bënë me dije e në trupin e viktimës janë zbrazur 9 deri 11 plumba, çka tregon se shpëtimi për 48-vjeçarin ka qenë i pamundur.

Ndërsa, në vendngjarje janë gjetur plot 14 plumba dhe burimet kanë mohuar të jetë përdorur armë silenciator.

Aleksandër Ndoka kishte tentuar të hapte derën e makinës, por në moment vrasësit kanë zbrazur armët duke e lënë të vdekur në vend.

Trupi i të ndjerit tani ndodhet në morg dhe pritet të dalë edhe raporti i plotë i mjekësisë ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ceni09/12/2017 15:31

Na cate trapin me kete llumin e lezhes .. jo po ku e beri cicin, ku dhjeu e ku q....

Shto koment

Denonco