Telefonatë nga vrasësi?! Policia sekuestron celularin e Aleksandër Ndokës

Telefonatë nga vrasësi?! Policia sekuestron celularin e Aleksandër Ndokës

11:41, 09/12/2017
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka sekuestruar celularin e Aleksandër Ndokës, këshilltarit bashkiak të ekzekutuar në Lezhë, trupi i të cilit u gjet sot në mëngjes nga Policia.  

Sekuestrimi ka ardhur në kuadrin e hetimeve që po zhvillohen për zbulimin e autorëve, hetim i vështirë pasi viktima nuk rezultonte me konflikte apo me precedentë penalë. Ndoka dyshohet se është vrarë me armë me një automatik kallashnikov. Në një distancë prej dy metrash, autorët që mendohet të jenë dy, kanë shtënë drejt tij me 14 plumba. Kaq është edhe numri i gëzhojave që ka gjetur Policia në vendin e ngjarjes, pranë banesës.   

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, është vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndokës; këtij të fundit iu hoq mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit, faktit se kishte qënë i dënuar në Itali për trafik qeniesh njerëzore.

Policia është duke hetuar në disa pista, përfshirë edhe konfliket e të birit të viktimës, 19-vjeçarit me precedentë penalë.

INFORMACIONI I POLICISE LEZHE

Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE,  ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco