Itali, shqiptari kapet me 4 kg drogë, mbahej nën vëzhgim nga Policia

Itali, shqiptari kapet me 4 kg drogë, mbahej nën vëzhgim nga Policia

11:32, 09/12/2017
A+ Aa A-

Karabinierët e Alba-s kanë arrestuar një shqiptar 55-vjeçar, i cili rrezikon burgun për shpërndarje droge, njofton La Stampa.

Burri ishte nën vëzhgimin e Policisë për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë.

Pas një kontrolli në shtëpi, karabinierët i gjetën 2.5 kg marihuanë dhe 1.5 kg lëndë prerëse për kokainën.

Në apartament gjithashtu u kapën 4500 euro të dyshuara se janë përfituar nga aktiviteti i shitjes së drogës.

Ai u arrestua dhe u dërgua ën burgun e Cuneo-s./Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco