VIDEO/ Vrasja Aleksandër Ndokës, ja si u arrestua djali i tij pak javë më parë

VIDEO/ Vrasja Aleksandër Ndokës, ja si u arrestua djali i tij pak javë më parë

10:07, 09/12/2017
A+ Aa A-

Vetëm pak javë më parë policia do të vendoste në pranga Samuel Ndokën, djalin e Aleksander Ndokes te vrare mengjesin e sotem dhe nipin e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Në daten 28 tetor ishte drejtori i Krimeve Josif Shtëmbari, është deklaruar sot për arrestimet e 12 orëve të fundit në të gjithë vendin, ku spikat arrestimi i nipit të ish-deputetit Arben Ndoka, që dhunoi zgjedhjet në Lezhë.

Ky i fundit po transportohej fshehur me makinë nga shoku i tij bashkë me një të akuzuar për tentativë vrasjeje. Të tre u arrestuan.

Shtëmbari njoftoi se "përgjatë 12 orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona me armë, njëri prej tyre në kërkim për disa vepra penale, si dhe një tjetër për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Konkretisht u ndaluan shtetasit:

- Samuel Ndoka, pasi iu kap me vete një pistoletë me 7 fishekë

- Paolo Marinaj pasi iu kap me vetë një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë. 

Të dy këta persona u arrestuan për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

- Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur të dy personat e sipërcituar, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.

Shtetasi Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë, ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje". 

18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 Tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D. 

Shtetasi Paolo Marinaj, është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi09/12/2017 15:54

Keshtu vepron Edi, te perdor dhe pastaj thote, une te thashe te beje keshtu? Mban vete pergjegjesi !

Shto koment

Denonco