Vdes pas një jave në spital 20-vjeçari nga Skrapari, që u masakrua me thika në qendër të Reykiavikut

Vdes pas një jave në spital 20-vjeçari nga Skrapari, që u masakrua me thika në qendër të Reykiavikut

09:55, 09/12/2017
A+ Aa A-

Mediat e islandeze kanë njoftuar mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në mes të kryeqytetit të tyre, Reykiavik, një javë më parë. Bëhet fjalë për një sherr mes disa të rinjve shqiptar, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas disa ditë ka vdekur në spital, nga plagët e shumta të marra me thikë.

Mediat vendase njoftojnë se i vrari është Klevis Sula, 20 vjeç me origjinë nga Skrapari. Vrasja e tij në Reykjavik një qytet ky ku ngjarje të tilla janë shumë të rralla, mori vëmendje të madhe nga mediat lokale të Islandës dhe gjithashtu u publikua edhe në faqen zyrtare të autoriteteve policore. Klevis Sula u qëllua me thikë nga dy shqiptarë pranë një monumenti kulturor në sheshin qendror të Reykjavikut në mëngjesin e 3 dhjetorit dhe nuk mundi dot t’i mposhte plagët duke u ndarë nga jeta në spitalin Land Spitalaium, ku po mbahej në jetë përmes aparaturave.

Policia tha se e kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për arsyet e agresionit për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara gjykatës së Reykjavik në 15 dhjetor 2017. 

Sot në vendin tonë lajmin e jep portali “Çorovoda Online” , i cili i referohet një shkrimi të pasdites së djeshme (8 dhjetor 2017) në portalin “Visir.is” ku pasqyrohet ndarja nga jeta e 20 vjeçarit.

    Visir mbrëmë pak pas orës 18:09  shkruante; "Vdes një nga të rinjtë që u qëllua me thikë në Austurvelli" .

    Menjëherë pas lajmit të ndarjes nga jeta, në rrjete sociale kanë qenë bashkëmoshatarët ata që kanë treguar dhimbjen e ndarjes nga jeta të Klevisit duke shprehur pikëllimin e tyre, por më prekësi ka qenë dedikimi I motrës së Klevis Sulës.

    Statusi i motrës së Klevisit Sulës në Facebook

    Ti ishe engjelli me i bukur ketu ne toke por Zoti nuk te la mes nesh te vendosi flatrat e te mori prane vetes!!!Po si mundem une, ne,, te te themi ty Lamtumire?! A do mundem ndonjehere te harroj Vellain tim te madh.. se ti keshtu me thoje gjithmone.. ma kujtoje gjithmone qe une skisha vetem nje vella po kisha dy..se te kisha ty..
    A do mundem une..ne ..te harrojme kujtimet me ty..?
    A do jemi ne te njejtet Pa Ty...?
    A do mund te qendrojne me ne kembe keto male te larte nga dhimbja jone e madhe?
    Une.. ne .. te gjithe po te prismim se na the qe do vije? Na genjeve? Ne prape po te presim po kush? Kush nga ne e dinte se do te vije keshtu sic po vjen si nje furtune qe mbasi mbaron ka shkatrruar shume gjera..shume endrra..shume plane...Ti prape do vish e do ikesh perseri..per here te fundit?! Te kete vall fund? Joo joo nuk ka se po te kishte ti me gjithe qenien tende duhej te ishe ketu me ne..prane nesh...prane te gjithve jo te shdnerroheshe ne nje vegim..ne nje kujtim dhe ne nje dhimbje te perhershme!!!
    Sot bashke me zemren tende eshte vrare edhe zemra e nje motre, eshte vrare zemra e nje vellai, e nje nene, jane varur koka nga pikellimi dhe lotet sdo ti ndali as pernedimi dhe as agimi i shume diteve qe do te vijne...
    Une.. akoma po te pres vella..do te te pres dhe do te te percjell perseri..pastaj e ke radhen ti te me presesh mua te na presesh ne se nje dite do te jemi prane teje ......"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco