Aksident në Elbasan, makina përplas një fëmijë, pranga shoferit. Ja emri

Aksident në Elbasan, makina përplas një fëmijë, pranga shoferit. Ja emri

12:46, 07/12/2017
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 6 vjeç.

Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 19-vjeçar, i cili drejtonte një makinë tip “Smart”, ndërsa fëmija fatmirësisht është jashtë rrezikut.

Policia e Elbasanit tha se ka vënë në pranga Klint Lulja, 19 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” me targa AA 569 BJ, ka aksidentuar këmbësorin të miturin me inicalet N. T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco