VIDEO/ Dalin në FOTO me armë e flamuj të Shqipërisë, Italia i përzë si kërcënim terrorist

VIDEO/ Dalin në FOTO me armë e flamuj të Shqipërisë, Italia i përzë si kërcënim terrorist

11:29, 07/12/2017
A+ Aa A-

Dy shqiptarët e përzënë nga Italia si të rrezikshëm për sigurinë e shtetit fqinjë dyshohen për lidhje me luftëtarët e ISIS pas kontrollit të imtësishëm të profileve të tyre në rrjetet sociale.

Sipas autoriteteve italiane, të dy kishin publikuar në rrjetin social dokumente anti-perëndimore dhe antisemite edhe në përputhje me atentatet e bëra në Evropë, për të cilët përgjegjësia është marrë përsipër nga ISIS.

Në faqet e tyre në Facebook të dy shqiptarët e përzënë kanë publikuar foto të tyre me armë në duar.

Kontrollet e bëra në banesat e tyre kanë sjellë sekuestrimin e disa kompjuterëve dhe celularëve, të vlefshëm për të rindërtur rrjetin e kontakteve nga ana e hetuesve, por nuk kanë dalë lidhje me rezidentë të tjerë të Puglias.

Dy shqiptarët u shoqëruan nga policia në një anije të nisur nga Bariu dhe iu dorëzuan autoriteteve shqiptare të anti-terrorizmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco