Memaliaj, 2 persona po fshihnin diçka në përrua, Policia nis operacionin: zbulon një arsenal armësh dhe droge

Memaliaj, 2 persona po fshihnin diçka në përrua, Policia nis operacionin: zbulon një arsenal armësh dhe droge

13:01, 06/12/2017
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në Memaliaj të koduar si "Zhapokika". Si rezultat, ka sekuestruar një arsenal armësh e droge.

Operacioni nisi pasi Policia e Memaliajt mori informacion nga burimet e saj se dy shtetas, (gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi), po transportonin në një përrua, armë e drogë me qëllim fshehjen e tyre. Ndaj, menjëherë ka ushtruar kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur "Përroi i Madh" në fshatin Zhapokikë të Memaliajt.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në një zone me shkurre 4 armë zjarri, përkatësisht: Tre armë zjarri model 54, një armë zjarri automatike model 56 si dhe dy krehëra me fishekë.

Gjithashtu, pranë tyre është gjetur dhe një qese e zezë, brenda të cilës kishte 5 kg kanabis.

Nga shërbimet e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për kapjen e autorëve.

Çështja i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 e 278 e Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco