Arrestohen dy policë dhe 2 doganierë për kamionin me 2.5 ton kanabis nga porti i Durrësit/ Ja emrat Foto arkiv, kamion me kanabis i kapur në portin e Durrësit

Arrestohen dy policë dhe 2 doganierë për kamionin me 2.5 ton kanabis nga porti i Durrësit/ Ja emrat

12:05, 06/12/2017
A+ Aa A-

Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor.

"Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, njoftoi Albi Serani, është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike në janar 2017, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila. Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit."

Dje, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi se një operacion i saj përfundoi me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë policie, i cili konsiderohet në rolin e organizatorit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 ton lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin, pasi autoritetet italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj.

Në bazë të informacionit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krime të Rënda zhvilloi hetimin. Bazuar në veprimet proceduriale, deri më tani është arritur të identifikohen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg.

Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë e cila është ekzekutuar para pak ditësh.

Ndërkohë është nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Festim Lelaj, nënkomisar në Komisariatin e Fierit,  Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga policia të martën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco