VIDEO/ 3 të arrestuar në Tiranë për trafik droge. Ja emrat dhe pamjet e aksionit

VIDEO/ 3 të arrestuar në Tiranë për trafik droge. Ja emrat dhe pamjet e aksionit

12:02, 06/12/2017
A+ Aa A-

Një operacion antidrogë është bërë gjatë natës ku janë vënë në pranga 3 persona dhe janë sekuestruar 65.6  kilogramë kanabis.

Gjatë operacionit të koduar “Vakumona” janë vënë në pranga tre persona:

Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

Si dhe shpallet në kërkim personi me inicialet P. L.,

Këta persona janë kapur dje rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës” në këto rrethana:

Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas.

Në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automjet 

4 telefona celularë

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkepunim” në ngarkim të Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco