Skandali i zhdukjes së dosjeve të korrupsionit në prokurorinë e Elbasanit, hetuesit: Është thyer dera

Skandali i zhdukjes së dosjeve të korrupsionit në prokurorinë e Elbasanit, hetuesit: Është thyer dera

12:14, 04/12/2017
A+ Aa A-

Thyerja e tre dosjeve të korrupsionit në Prokurorinë e Elbasanit ka bërë që Policia të nisë hetimin. mësohet se dera e zyrës së prokurores Armanda Xhaferri është thyer dhe dyshimet janë se veprimi është bërë nga punonjës të kësaj prokurorie.

Kallëzimi në Polici është bërë nga vetë prokurorja A.Xh më datë 2 dhjetor 2017. 

Dushimet, sipas Policisë së Elbasanit, ranë që krye mbi punonjës të vetë prokurorisë së këtij rrethi, të cilët i kanë marrë dosjet pa dijeninë e A.Xh.

Polica e Elbasanit njoftoi se "Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco