Xhafaj te Ura e Mifolit: Në terren 2200 policë, kjo është fytyra e vërtetë e …

Xhafaj te Ura e Mifolit: Në terren 2200 policë, kjo është fytyra e vërtetë e …

10:17, 03/12/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndodhet në Novoselë, pranë urës së Mifolit ku u takua me banorët dhe autoritetet që ndodhen në terren për të ndihmuar qytetarët në përballimin e kësaj situate.

Xhafaj bëri me dije se janë 2200 forca policie në terren në të gjithë vendin të angazhuar për të përballuar përmbytjet.

Sipas tij, fokusi i uniformave blu është të shpëtojnë jetë njerëzish, dhe për këtë ka përgëzuar punonjësit e Policisë së Shtetit për punën e tyre.

 “Kam ardhur që të përgëzoj forcat operacionale dhe të Policisë së Vlorës. Ne kemi sot në terren 2200 forca policie në të gjithë territorin me rreth 400 mjete. Forcat e FNSH, Forcat e Deltës, forcat e policisë këtu në Vlorë kanë një meritë të veçantë. Kjo është realisht fytyra e vërtetë e policisë. Detyra numër një e forcave speciale është të shpëtojnë jetë njerëzore, të ketë sa më pak dëme materiale”, deklaroi Xhafaj.

Ai shprehu vlerësimet edhe për gazetarët dhe mediat në rolin që kanë pasur në këto ditë të vështira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco