Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës, ja pistat që do të hetojë prokuroria…

Përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës, ja pistat që do të hetojë prokuroria…

09:00, 03/12/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi përmbytjen e ndodhur në autostradën Tirtanë-Durrës, ku mbetën të dëmtuar dhjetra biznese dhe automjete, si pasojë e vërshimit të ujit.

Hetimet e prokurorisë do të përqëndrohen në shkaqet e shkaktimit të përmbytjes, ndërsa organi i akuzës do të mirëpresë çdo denoncim në lidhje me dëmin e shkaktuar.

Burimet bëjnë me dijë se hetimet do të përfshijnë jo vetëm ndërtimet e kryera në anë të rrugës, pra nëse janë respektuar parametrat e distancave, por edhe palmat e mbjella, si dhe mënyra sesi mirëmbahet ky aks rrugor.

Burimet bëjnë të ditur se hetimet synojnë të nxjerrin shkakun e përmbytjes së ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që nuk përjashtohen as pistat e denoncuara publikisht mbi hapjen e portave të liqenit të Kasharit dhe Bovillës.

Si rezultat i përmbytjes disa dhjetra automjete mbetën të bllokuara për orë të tëra në autostradë, një pjesë e të cilëve pësuan dëme të mëdha, ndërsa po kështu uji përfshiu bizneset në krah të një prej akseve kryesore rrugore në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zoti ju udhezofte/jo shkaterrefote04/12/2017 11:39

Aman more gazetare vetem prokurorine mos na thoni qe do hetoje; Na plaset barkun. Nuk Hetohet, nuk denohet njeri aty pervec te VARFERVE. Juve do ju denoje dhe shkaterroje Zoti, kjo eshte e pa kundershtueshme.

Yp xhixhi03/12/2017 10:06

Prokuroria do te hetoje...ha,ha,ha.....

Shto koment

Denonco