Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar: Qeni antidrogë zbuloi kokainën e fshehur në...

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar: Qeni antidrogë zbuloi kokainën e fshehur në...

23:36, 24/11/2017
A+ Aa A-

Pakujdesia ka çuar në pranga një 22-vjeçar shqiptar, që u arrestua në flagrancë nga policia në Nereto të Italisë.

Patrulla policore kishte nisur kontrollet kundër narkotikëve në zonë, ndërsa identifikoi të riun duke i dhënë një zarf një personi tjetër lindur dhe banues në Val Bibrata.

Policia vendosi për ndalimin e tij dhe me anë të qenve antidrogë, kontrolloi banesën e tij, ku kanë zbuluar 25 gram kokainë dhe 19 gram marijuanë të fshehura jashtë banesës në një tenxhere në pjesën e kopshtit, raporton Oraneës.

Gjithashtu në shtëpi  i janë gjetur edhe dy peshore, 2790 euro, një tabletë dhe 4 smartfone dhe telefona celularë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco