Xhafaj çon me postë kallëzimin për policët: Hetoni kush ka dekonspiruar operacionin

Xhafaj çon me postë kallëzimin për policët: Hetoni kush ka dekonspiruar operacionin

19:06, 24/11/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë kallëzim në Prokurori kundër efektivëve të Policisë, lidhur me urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj 3 ish-zyrtarëve, që nuk u ekzekutuan nga Policia.

Burime nga Prokuroria thanë se kallëzimi i ministrit u nisu me postë dhe ai kërkon hetim për gjithë emrat qe kane pasur dijeni për operacionin për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të Policisë: Joeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode.

Xhafaj është ministri i parë i Brendshëm që bën kallëzim kundër policëve.

Kjo lëvizje e ministrit u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Franko24/11/2017 20:00

Duke punuar per reformim te thell te policise arrihet qe kjo e fundit te behet sa me eficente dhe mbi te gjitha te jet ne kushtet e policise se vendeve fqinje

Klementi Alla24/11/2017 19:56

Kush shkel ligjin mban pergjegjsi. A nuk eshte kjo ajo qe kerkojm te gjithe?

Stelio24/11/2017 19:46

Duhet pastruar policise ashtu si po pastrohet drejtesia. Keshtu shqiperia do te jet me e sigurte dhe me prane bashkimit europian

Shto koment

Denonco