‘Lini telefonat dhe largohuni’, si ndodhi grabitja në Dukagjin. Maskat qëlluan…

‘Lini telefonat dhe largohuni’, si ndodhi grabitja në Dukagjin. Maskat qëlluan…

12:28, 24/11/2017
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur një ditë më parë në Kir të Dukagjinit.

Dje një grup personash me maska terrorizuan 7 persona. Ndërkaq mbeten ende të paidentifikuar autorët.

Njoftimi:

Në datë 23.11.2017, rreth orës 14:15, Policia u njoftua se në rrugën e Dukagjinit, në fshatin Kir, 3 persona të armatosur dhe me maska grabiten një mjet tip ‘Land Rover’ me targa AA285DG, me drejtues shtetasin P.K.

Pasi i bënë shenjë shoferit të ndalonte, kanë qëlluar me armë mbi gomën e parë të mjetit. Më pas kanë urdhëruar 7 personat që ndodheshin në mjet të zbrisnin, të linin telefonat e të largoheshin. Drejtuesit të mjetit i morën edhe portofolin. Nuk është ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Mjeti u gjet i djegur.

Policia ka shoqëruar disa persona ne lidhje me ngjarjen dhe po punon intensivisht për identifikimin, dokumentinimin ligjor dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Mbajtje pa leje i armëve dhe municioneve luftarake”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco