139 kilogramë drogë kapen në Greqi, shpallet në kërkim 21-vjeçari shqiptar

139 kilogramë drogë kapen në Greqi, shpallet në kërkim 21-vjeçari shqiptar

12:18, 24/11/2017
A+ Aa A-

Vazhdojnë operacionet antidrogë të policisë greke në kufi.

Është zhvilluar operacioni i katërt brenda 48 orëve ku janë sekuestruar 139 kilogramë e 150 gram marijuanë në Dhrisko, Janinë në aksin e vjetër Janine-Trikalla.

Mësohet se droga ishte e ndarë në 131 pako dhe u gjet në një mjet të parkuar në rruge. Mjeti rezulton në pronësi të një shqiptari 21-vjeç i cili u shpall në kërkim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco