VIDEO/ Zbardhen pamjet, prokuroria e sekuestron, policia e rrethon ‘Santa Quarantën’ e Klemend Balilit

VIDEO/ Zbardhen pamjet, prokuroria e sekuestron, policia e rrethon ‘Santa Quarantën’ e Klemend Balilit

12:15, 24/11/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestron preventive sot për kompleksin ‘Santa Quaranta’ dhe pasuritë e tjera të Klemend Balilit.

Një ditë më parë doli lajmi se ishte kërkuar sekuestrimi, ndërsa sot dhjetëra forca policie nën drejtimin e prokurorëve kanë bllokuar kompleksin dhe apartamente në pronësi të Balilit.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit, i cilësuar si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Balili është ende në arrati dhe nuk është kapur nga Policia, por Krimet e Rënda vazhdojnë hetimet ndaj tij. Ai akuzohet për trafik droge, ndërsa kërkohet nga DEA dhe drejtësia greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco