Habit i arrestuari që abuzonte me 13-vjeçaren: Jemi të dashuruar

Habit i arrestuari që abuzonte me 13-vjeçaren: Jemi të dashuruar

11:08, 24/11/2017
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka arrestuar sot një 22-vjeçar nga fshati Kallm pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Minorenia ishte larguar prej disa ditësh nga shtëpia dhe policia e ka gjetur me të riun, të cilit i ka vënë prangat. Të dy janë marrë në pyetje nga policia e Fierit dhe kanë pohuar se janë të lidhur prej kohësh.

“Kam lidhje serioze me Oltin”, ka thënë e mitura, e cila disa herë ishte larguar nga shtëpia. Por vetëm këtë herë prindërit pasi kanë konstatuar largimin kanë lajmëruar policinë për vajzën. Edhe i riu ka pohuar se janë të lidhur prej kohësh. “Jemi të dashuruar, nuk e kam marrë me zor”, ka thënë 22-vjeçari Oltjon Buzi në polici.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, por me sa mësohet 22-vjeçari dhe 13-vjeçarja kanë kryer marrëdhënie edhe më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco