VIDEO/ Kërkohej për 12 ton kanabis, arrestohet përmetari. Ja emri

VIDEO/ Kërkohej për 12 ton kanabis, arrestohet përmetari. Ja emri

10:10, 24/11/2017
A+ Aa A-

Një person i kërkuar për 12 ton kanabis të gjetur në Përmet disa muaj më parë është vënë në pranga. Arrestimi është bërë në Gjirokastër.

I arrestuari mësohet se është Ismail Saliu, 61 vjeç.

Shpallja në kërkim e tij është bërë në momentin kur Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuloi një magazinë me 12 ton kanabis në fshatin Pagri të Përmetit.

Ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda kishte miratuar ndaj tij urdhër-arrestin e lëshuar nga prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco