Dosja Habilaj/ Hetime për dekonspirimin e aksionit të Krimeve të Rënda, ja ku dyshohet ….

Dosja Habilaj/ Hetime për dekonspirimin e aksionit të Krimeve të Rënda, ja ku dyshohet ….

20:03, 23/11/2017
A+ Aa A-

Një ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër arrestet për 3 zyrtarë të policisë në kuadër të hetimeve që po kryhen për dosjen Habilaj, për të cilën po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Dyshimet janë se aksioni është dekonspiruar, pasi asnjë nga zyrtarët e policisë nuk u gjet në banesë.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për Syri.net se kanë nisur hetimet mbi oficerët e policisë, më konkretisht ndaj SHÇBA-së për dekonspirim të operacionit. Mësohet se zarfi që mbante urdhër arrestet ishte i sekretuar, çka do të thotë se shumë pak persona kanë qenë në dijeni të operacionit.

Nuk dihet nëse dekonspirimi ka ardhur në momentin e dorëzimit të urdhër arresteve nga Krimet e Rënda te SHÇBA apo gjatë rrugës për ekzekutimin e tyre, por burimet shprehen se hetimet do të përfshijnë të gjithë zinxhirin.

Në anën tjetër mësohet se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar të njihet me të gjithë proçedurën, nga zarfet që përmbanin urdhër arrestet, te emrat e oficerëve të policisë që ishin në dijeni deri te adresat që janë kontrolluar nga policia. Ndërkohë konfirmohet se Kreu i SHÇBA-së, Edi Merkaj, ka zhvilluar një takim me kërkesën e tij kryeprokurorin e Krimeve të Rënda , ku mendohet se është diskutuar pikërisht për këtë çështje: dekonspirimin e aksionit për arrestimin e 3 zyrtarëve të policisë.

Një ditë më parë, Prokuroria kërkoi arrestimin e  Jaeld Çelës, ish-drejtor i policisë së Vlorës, si dhe Sokol Bode e Gjergj Kohila, oficerë policie. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

anna24/11/2017 13:12

ky fakt qe nuk eshte mbajtur sekreti hetimor dhe dekonspirimi operacionit na ben te kuptojme qe duhet 1 ore e me pare te behet vettingu ne polici.

Shto koment

Denonco