FOTO/ Biznesmenit në Tiranë i gjendet drogë, arrestohet. Ja kush është

FOTO/ Biznesmenit në Tiranë i gjendet drogë, arrestohet. Ja kush është

18:49, 23/11/2017
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar një ditë më parë nga Policia në kryeqytet, në kuadër të dy operacioneve anti-drogë.

Një 24-vjeçar është arrestuar, pasi në banesën dhe biznesin e tij është gjetur drogë dhe 1 çifte pa leje. Në pranga është vënë Elton Laçi, 24 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e tij në zonën e Paskuqanit, policia bën me dije se u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva"; 1 armë gjahu teke; 4 fishekë model 56; Mjeti tip “Ford”; 1 telefon tip “Iphone 5”.

Shpërndarësit e drogës në gjimnaze

Në pranga janë vënë edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohet se shpërndanin drogë kryesisht në gjimnaze: Elia Shahu, 21 vjeç dhe Fatjon Ormani, 21 vjeç.

Këta të dy ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa kryesisht në shkollat  e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës, sqaron Policia.

Gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjetën dhe sekuestruan gjithsej në cilësinë e provës materiale:

- 26,8 gr lëndë e dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.

Ata u arrestuan nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e posaçme “Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në rrugën "Ibrahim Rugova", në vendin e quajtur "Ura e Tajvanit".

Lidhur me dy rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të: "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" të parashikuar nga neni 283/2, 278 të Kodit Penal.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco