Grabitet dhe digjet furgoni i pasagjerëve. Ja ku ka ndodhur ngjarja Foto ilustruese

Grabitet dhe digjet furgoni i pasagjerëve. Ja ku ka ndodhur ngjarja

15:30, 23/11/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pult të Dukagjinit.

Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një furgoni, dhe pasi e kanë ndaluar, kanë grabitur pasagjerët që udhëtonin me të.

Edhe pse u kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë pasagjerëve, grabitësit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata i kanë vënë zjarrin furgonit për të fshehur gjurmët.

Sapo janë njoftuar, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.

Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco