FOTO/ Sherr me thika mes nxënësve në Vlorë, një i plagosur

FOTO/ Sherr me thika mes nxënësve në Vlorë, një i plagosur

14:24, 23/11/2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Vlorë. Një sherr mes thika ka ndodhur mes disa nxënësve, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë është shënuar në mesditë në shkollën ‘Marigo Posio’.

Informacion paraprak nga policia

Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen ''1 Maji'', është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V. Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A. N., 14 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A. N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment