Kush e nxori sekretin? SHKB nis hetimin pse dështoi arrestimi i 3 zyrtarëve të lartë të Policisë Ish-drejtues të Policisë në një drekë me ish-ministrin Tahiri, pas largimit të tij nga posti

Kush e nxori sekretin? SHKB nis hetimin pse dështoi arrestimi i 3 zyrtarëve të lartë të Policisë

10:26, 23/11/2017
A+ Aa A-

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimin pse dështoi arrestimi i tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë, duke verifikuar oficerët që ishin në dijeni për urdhrin.

Operacioni i Policisë nuk pati rezultat mbrëmjen e së mërkurës, pasi ish-zyrtarët nuk u gjetën në banesat e tyre.

Një nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritet të arrestohen pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është Sokol Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi; i dyti, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe i treti, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës gjatë viteve 2015-2016 dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

loni23/11/2017 11:17

Sa per te queshur. Keta drejtore kane dale ne foto me personazhet e krimit qe para 2 muajsh dhe prokuroria ka nxjerre vetem ne kete moment urdher arrestin. Cfare mendoni, qe do rrinin aty mire e bukur per ti kapur?

Sonja23/11/2017 10:43

Askush nuk e nxorri sekretin. Kjo ishte e organizuar. Ata nuk duhet te arrestohen, ata smunde te pranojn te behen kurban te Tahirit e Rames. Ata vepruan te komanduar nga shefat e tyre. Arrestimi i tyre do nxirrte peshqit e medhenj. Ata jan paisur me pashaporta te tjera, jane larguar dhe pasi jane rehatuar andej nga kane ikur, dalin flet arrestet per ta.

Shto koment

Denonco