VIDEO/ Drogë dhe armë në makinë prangosen dy të rinj në pranga. Emrat dhe pamjet e arrestimeve Momenti i arrestimit

VIDEO/ Drogë dhe armë në makinë prangosen dy të rinj në pranga. Emrat dhe pamjet e arrestimeve

10:17, 23/11/2017
A+ Aa A-

Një operacion antidrogë i koduar "Luzi" u zhvillua në Durrës, dy persona u vunë në pranga, një tjetër u shpall në kërkim. Ata u kapën me drogë dhe armë. 

Policia e Durrësit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka arrestuar në flagrancë Lek Biben, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë;  Jurgen Tufa, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. Gjithashtu ka shpallur në kërkim F. B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Dje, më datë 22.11.2017, në Luz të Fushë Krujës, gjatë kontrollit të një Opel Corsa me drejtues Jurgen Tufën dhe pasagjer Lek Bibën, u gjetën  rreth 44 kg kanabis dhe dy pistoleta me mbishkrimin “Ecol Special 99”, kalibri 9 mm me kreher dhe fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco