Në FOTO me vëllezërit Habilaj/ Kush është ish-drejtori i Policisë i shpallur në kërkim

Në FOTO me vëllezërit Habilaj/ Kush është ish-drejtori i Policisë i shpallur në kërkim

22:48, 22/11/2017
A+ Aa A-

Një nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritet të arrestohen pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është edhe Sokol Bode.

Ky i fundit, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt.

Po ashtu, Prokuroria ka lëshuar edhe urdhër-arrest (nuk janë ekzekutuar ende) për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Dyshohet se të tre bashkëpunuar me “Habilajt” në trafikun e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco