Fletë arrestet/ Gazetari zbulon lidhjet e Tahirit me 3 zyrtarët e policisë dhe Habilajve

Fletë arrestet/ Gazetari zbulon lidhjet e Tahirit me 3 zyrtarët e policisë dhe Habilajve

21:55, 22/11/2017
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku deklaron se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lidhje farefisnore me 3 ish zyrtarët e lartë, për të cilët këtë të mërkurë prokuroria ka kërkuar arrestim, pasi dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës dhe grupin kriminal të Habilajve.

I ftuar në emisionin “Arena” në Oranews, Çollaku deklaroi se e gjithë kjo ngjan si një organizatë familjare kriminale, pasi Tahiri ka lidhje farefisnore edhe me vetë Habilajt.

“Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me këta tre drejtues policie të arrestuar, janë të dytë. Dhe me Habiljat nuk janë të largët, janë të tretë. Ngjan si një organizatë familjare, edhe kriminale, edhe shtetërore. Nuk janë pak, janë edhe ata në terren edhe ata në shtet. Prokuroria ka raste kur ka prova dhe e lë të livadhisë.

Për çështjen e Dakos, ku sërish shfaqet prokurori Martini, në dijeninë time ka më shumë se 6 muaj.  Gjendja në të cilën ndodhen aktet e dosjes, janë të mjaftueshme që prokuroria të kishte marrë një masë ndaj Dakos. Ka ngjarje akoma më të vjetra të cilat Prokuroria ka dijeni, por i ka lënë në sirtar të pahapura”, tha Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco