Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Urdhër arresti i krimeve të rënda, kush është Gjergji Kohila…

Urdhër arresti i krimeve të rënda, kush është Gjergji Kohila…

21:52, 22/11/2017
A+ Aa A-

Gjergji Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, është një nga zyrtarët e policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi sot një urdhër-arresti, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

 ‘Balkanweb’ mëson se Gjergji Kohila, nga Delvina, para se emërohej në këtë detyrë, ka qenë efektiv policie në Sarandë. Ai është nipi i ish-Kryetarit të PS dhe njëkohësisht ish-n/prefektit të Delvinës, Agron Kohila. Ky i fundit një emër i përfolur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Më herët LSI denoncoi lidhjet nepotike në Delvinë, ku akuzonte Agron Kohilën, se kishte punësuar fisin, përfshi edhe nipin e tij Gjergji Kohila. Po ashtu, Prokuroria ka lëshuar edhe dy urdhër-arreste të tjera, konkretisht ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Sokol Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, përcjell ‘BalkanËeb’.

Denoncimi i LSI

Lidhjet familjare të ish-kryetarit të PS-së dega Delvinë, z.Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013;

Agron Kohila, nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i nënprefekturës Delvinë;

Ardit Kohila, i biri, inspektor tatimesh në Tiranë; Leard Kohila, i biri, punonjës pranë Albpetrol Fier;

Fisnik Kohilaj, nipi, aktualisht këshilltar i subjektit Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier;

Gjergji Kohila, nipi, oficer policie;

Bilal Kohila, nipi, punonjës i landfillit Bajkaj;

Gurie Kohila, mbesa, infermiere;

Emiljano Hoxha, nipi, punonjës pranë portit detar Sarandë, denoncuar për “Shpërdorim detyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mandi22/11/2017 22:01

Keta jane fisi me pleher i Delvines dhe gjithe rrethit te Sarandes. Gjergj Kohila nje trafikant i regjur nje njeri pa personalitet e integritet nje llume. Kane edhe nje veti keta qe qine njeri tjetrin xhaxhai mbesen e keshtu me radhe..

Shto koment

Denonco