Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Me shall dhe pistoletë, zbardhet dinamika e grabitjes së biznesit

Me shall dhe pistoletë, zbardhet dinamika e grabitjes së biznesit

21:41, 22/11/2017
A+ Aa A-

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me grabitjen e një biznesi në Lezhë orët e vona të pasdites së sotme.

“Rreth orës 18:45, bën me dije Policia, është marrë njoftim se tek Mini Marketi në pronësi të Z.K. në Lezhë, një shtetas i mbuluar me shall në pjesën e fytyrës, ka hyrë në dyqan ku ka qenë vetëm shitësi dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë që e ka pasur në dorë, i ka vjedhur xhiron ditore”. Autori i grabitjes është ende i paidentitifkuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë kryer të gjitha veprimet hetimore ku janë sekuestruar provat materiale në vendngjarje si dhe sekuestruar kamerat e sigurisë për hetime të mëtejshme.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë 8 persona për veprime hetimore të mëtejshme.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco