Video/  Kryebashkiaku i Pustecit me leje, hetohet në qeli në Maqedoni...

Video/ Kryebashkiaku i Pustecit me leje, hetohet në qeli në Maqedoni...

21:24, 22/11/2017
A+ Aa A-

Mediat e Maqedonisë kanë transmetuar lajmin e arrestimit të kryetarit të bashkisë së Pustecit në vendin fqinj.

Edmond Themelko akuzohet dhe po gjykohet në qeli, për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2013 atje.

”Stop” udhëtoi drejt Pustecit dhe nënkryetari i bashkisë, kishte marrë de fakto frenat në dorë. Ai tha, se kryetari Themelko ka marrë lejen e zakonshme dhe po kurohet në Maqedoni.

I pyetur për këtë maskaradë, kostitucionalisti Çlirim Gjata shpjegon, se nga ana juridike këshilli i ministrave mund të pezullonte Themelkon, deri në vendimin përfundimtar të drejtësisë maqedonase.

Ndërsa në aspektin moral, kjo situatë është sa absurde, aq edhe qesharake, pasi një i zgjedhur drejtpërdrejt gënjen publikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco