Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Zbardhet urdhri i Prokurorisë/ Ja pse arrestohen 3 zyrtarët e Policisë, 8 të tjerë në verifikim

Zbardhet urdhri i Prokurorisë/ Ja pse arrestohen 3 zyrtarët e Policisë, 8 të tjerë në verifikim

20:21, 22/11/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Policisë në Vlorë, në nivel drejtues.

Burime nga Prokuroria thanë për “Syri.net” se fletë-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi 3 drejtuesit e Policisë në kohën kur ministër i Brendshëm ka qenë Saimir Tahiri, dyshohet se bashkëpunuar me “Habilajt” në trafikun e drogës.

Ndërkohë, janë dhe 8 zyrtarë të tjerë që po verifikohen nga 'Krimet e Rënda', thanë burimet.

Tre oficerët e policisë për te cilët ka dalë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, janë:

- Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës

- Sokol Boden ish-shefi i Krimeve dhe ish-shefi i kufirit në këtë drejtori.

- Gjergji Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco