Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Fletë-arresti për Jaeld Çelën po mbahet prej 5 orësh pa ekzekutim

Fletë-arresti për Jaeld Çelën po mbahet prej 5 orësh pa ekzekutim

19:28, 22/11/2017
A+ Aa A-

Skandal në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, e cila prej më shumë se 5 orësh nuk po ekzekuton një prej fletë-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Tahiri-Habilaj.

Burime bëjnë të ditur për “SYRI.net” se fletë arrestet kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë në orët e paradites, ndërsa ai për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, nuk është ekzekutuar. Nuk dihen arsyet sepse policia lokale nuk ka zbatuar një urdhër të prokurorisë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga çështjet më të bujshme të muajve të fundit, atë të trafikut të drogës.

Burimet bëjnë të ditur se Çela është një nga personat që sipas prokurorisë do të hetohet për trafikun e lëndëve narkotike në lidhje me dosjen Habilaj, ku rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Skandal në Drejtorinë e Policisë/ Fletë-arresti për Jaeld Çelën po mbahet prej 5 orësh pa ekzekutim

‘Çështja Tahiri’/ Tre urdhër arrestet mbërrijnë në polici, priten ekzekutimet

'Çështja Tahiri’, priten arrestime të bujshme nga çasti në çast

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir22/11/2017 20:02

Mos e ekzekutoni!

t22/11/2017 19:42

nuk kemi pse te habitemi, ka precedente ky qendrim, edhe H. Burgaj(ish drejt. i pergj) nuk i egzekutoi urdher arrestet e prokurorise per disa oficere policie

Latif22/11/2017 19:37

5 ore i bi qe Jaeldi ka ik me traget per ne Itali atehere ne si popull nuk na ngel gje tjetet vetem te themi: Cako Cako te q... motren

Shto koment

Denonco