Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

FOTO/ Zbulohet ‘thesari’ i vjedhur, 2 shqiptarë në pranga

FOTO/ Zbulohet ‘thesari’ i vjedhur, 2 shqiptarë në pranga

17:02, 21/11/2017
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për një sërë grabitjesh.

Mediat lokale shkruajnë se shqiptarët 39 dhe 34 vjeç, ndodheshin në rrugën “Semitecola” brenda një makine tip “Peugeot 206” në Padova.

Teksa karabinierët shkuan për të kontrolluar makinën, njëri prej tyre arriti të largohej duke u përpjekur të arratisej nga fusha, ndërsa gjatë ikjes i ra një objekt.

Një prej policëve arriti ta bllokonte atë ndërkohë që një makinë polici mbërriti aty për të zhvilluar kontrolle të tjera, duke gjetur një çorape me xhevahire të ndryshme ari, ku në total janë kapur 20 varëse dhe po aq unaza dhe medalje.

Pas dërgimit në komisariat, shqiptarët (identiteti i të cilëve nuk bëhet m,e dije) janë identifikuar nga autoritetet ndërsa është marrë masa e dëbimit të tyre nga qendra e kthimit në Bari.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco