U gjet i varur në qelinë e tij, ja kush është 20-vjeçari nga Shkodra. Krimi për të cilin ishte dënuar

U gjet i varur në qelinë e tij, ja kush është 20-vjeçari nga Shkodra. Krimi për të cilin ishte dënuar

12:27, 21/11/2017
A+ Aa A-

Një i ri që po vuante dënimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë është gjetur i varur në qelinë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Trupi i pajetë i të dënuarit Florian Kodra mësohet se është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.

Por për çfarë ishte dënuar i riu.

Në datën 21 prill 2016 një plagosje me dy plumba kishte ndodhur në Dukagjin të Malësisë së Madhe.

Policia e Shkodrës ka mundur të zbardh incidentin e ndodhur me armë rreth orës 06:45 në Theth, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me inicialet N. T. Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor në përbërje të Specialistëve të Sektorit të Krimeve të Rënda , Komisariatit të policisë Shkodër bënë të mundur lokalizimin e vendit të ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 katër gëzhoja, model 56 kalibri 7.62 mm.

Gjithashtu u bë e mundur edhe kapja në flagrancë e autorit të ngjarjes, shtetasit, Florian Kodra, 19 vjeç banues në Theth Shkodër. Këtij personi iu sekuestrua arma e krimit automatiku kallashnikov. I plagosur aktualisht gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco