Seanca për Shullazin, pranohet ballafaqimi i Ylvi Beqajt me shoferin dhe noteren për kërcënimet I dyti majtas, Emiljano Shullazi sot në gjyq

Seanca për Shullazin, pranohet ballafaqimi i Ylvi Beqajt me shoferin dhe noteren për kërcënimet

10:40, 21/11/2017
A+ Aa A-

Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit. Një debat ka nisur mes palëve për kërkesën e Prokurorisë, e cila ka kërkuar leximin e deklaratave të biznesmenit Jani Zaka, i cili dëshmoi se ishte kërcënuar nga Shullazi më 3 shkurt 2016. Prokuroria pretendon se ka dy deklarata nga Zaka, një në shkurt dhe një në 25 qershor 2016,  por sipas sistemit TIMS, rezultonte se Jani Zaka ishte larguar më 16 shkurt 2016 nga Shqipëria dhe nuk ishte kthyer më.

Më tej, për shkak të dëshmive të ndryshme, Gjykata ka pranuar ballafaqimin e biznesmenit Ylvi Beqaj me shoferin e tij Besnik Musai, me truprojen Romeo Tarja dhe me noteren Aida Spahiu lidhur me  kërcënimet që Beqaj ka pasur nga Shullazi për "Vollgën."

Shoferi Besnik Musai ka konfirmuar se ka pasur kërcënime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco