Pse Prokuroria dyshon se 863 mijë eurot nuk janë të Sotës, por të Tahirit Orest Sota

Pse Prokuroria dyshon se 863 mijë eurot nuk janë të Sotës, por të Tahirit

09:51, 21/11/2017
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në mjetin tip “Range Rover” të biznesmenit të arrestuar Orest Sota, lidhen me veprimtari kriminale të ish­ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Dyshimi i Prokurorisë është bërë i ditur ditën e djeshme në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë te Krimet e Rënda ndaj biznesmenit Orest Sota.

Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtarja Liljana Baku ka pranuar kërkesën e prokurorëve Gentian Osmani dhe Elizabeta Imeraj, për masën e sigurimit “arrest me burg” për Orest Sotën. Seanca nisi në orën 11:00 dhe prezent në të ishte edhe babai i Orest Sotës, biznesmeni Lefter Sota. Prokuroria ka bërë një rezyme të fakteve që ajo disponon për biznesmenin, i cili është ndaluar më 1 nëntor të këtij viti në Elbasan nga Policia, shkruan panorama.

Sipas Prokurorisë, mbi Sotën rëndojnë katër akuza: “pastrim i produkteve të veprës kriminale”? “fshehje e të ardhurave”, “drejtim  mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Sipas Prokurorisë, lëvizjet e Orest Sotës kanë qenë të dyshimta pasi për të shkuar në Elbasan, ai ka ndjekur një itinerar të pazakontë, duke kaluar nga Peqini e Rrogozhina edhe pse është nisur nga Tirana. Gjetja e tri dokumenteve të Saimir Tahirit, i cili është person në hetim nga Prokuroria për “korrupsion” dhe “trafik ndërkombëtar droge”, krijon dyshime se edhe paratë mund të jenë nga aktiviteti kriminal.

PROVAT E PROKURORISË

Në seancën e djeshme, dy prokurorët kanë dhënë detaje për mënyrën se si u arrestua Orest Sota dhe pse dyshojnë se ngjarja është e lidhur me çështjen “Habilaj­Tahiri”. Ata kanë dhënë detaje për arrestimin dhe deklaratat e Sotës në Prokurorinë e Elbasanit. Sipas tyre, më datë 1 nëntor 2017, rreth orës 16:30, patrulla e Policisë Rrugore e Komisariatit të Policisë Elbasan ka qenë me shërbim në fshatin Balldren të qytetit të Elbasanit. Kjo patrullë ka konstatuar automjetin me targa AA 718 OS, i cili lëvizte në drejtimin Papërr – Bradashesh dhe i kanë bërë me shenjë për të ndaluar. Ky mjet nuk ka ndaluar dhe ka vijuar rrugën normalisht dhe për këtë shkak, nga patrulla e Policisë Rrugore janë njoftuar shërbimet e tjera të Policisë, të cilat duke e ndjekur, kanë konstatuar se mjeti në përfundim të rrugës së tij ka hyrë në ambientet e shoqërisë “KURUM” ku dhe është ndaluar nga furgoni i Policisë.

Sipas Prokurorisë, biznesmeni Orest Sota është konstatuar në drejtim të mjetit dhe ka deklaruar se arsyeja e mosndalimit ishte fakti se ai nuk posedonte lejen e drejtimit të mjetit. Pas shoqërimit të mjetit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, pas ushtrimit të kontrollit, në brendësi të tij është gjetur edhe shuma prej 863.000 euro dhe tri dokumente, dy prej të cilave ishin pasaporta detare në emrin e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij, dhe një patentë për mjet lundrues në emër të ish-­ministrit të Brendshëm.

Gjithashtu, prokurorët thanë në seancë se nga verifikimi i parave, ka rezultuar se 5 kartë­ monedha 50 euroshe ishin false. Këto para janë gjetur të shpërndara në mjetin e Sotës dhe pa asnjë fashetë të ndonjë banke. Orest Sota, në deklarimet e tij përpara oficerëve të Policisë, ka pranuar faktin se po drejtonte automjetin pa lejen e drejtimit, e cila i ishte pezulluar. Për sa i përket shumës së parave, i arrestuari, që në momentin e parë, është shprehur se kjo shumë të hollash i përket të atit të tij, shtetasit Lefter Sota, dhe ato po transportoheshin prej tij në ambientet e shoqërisë “KURUM” për blerjen e një sasie të konsiderueshme hekuri.

Gjithashtu, sipas prokurorëve që e kanë bashkuar çështjen Sota me atë të “Tahiri­-Habilaj”, nga deklarimet e marra prej shefit të financës së “KURUM”, rezulton se ai nuk ka pasur asnjë dijeni dhe as nuk është njoftuar për ndonjë transaksion me para në dorë nga biznesmeni Orest Sota apo të afërm të tij. Ndaj, sipas prokurorit Gentian Somani, alibia e biznesmenit se paratë ishin për “KURUM” dhe për të blerë hekur, nuk qëndron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran 21/11/2017 10:03

Leket diet te kut jan shum te drejt ka prokuroria t ter hajdutet e medhenj te shkojn ne burg ky sajmiri dhe rama po dhe no nje hajdut tonin si fatmir mediu qe hodhi ne er per lek gjysmen e vores cuni fatorinos

Shto koment

Denonco