Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRAT/ Ja kush janë bosët shqiptarë të prostitucionit të arrestuar në Itali

EMRAT/ Ja kush janë bosët shqiptarë të prostitucionit të arrestuar në Itali

21:09, 20/11/2017
A+ Aa A-

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e tutorëve shqiptarë të arrestuar në shtetin fqinjë.

Pas përfundimit të hetimeve të prokurorisë së Santa Maria Capua Vetere, policia e Marcianise (në Caserta) ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit të dhëna nga gjykata ndaj 9 personave, të akuzuar për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj rreth 15 femrave të kombësive të ndryshme.

Të pandehurit ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurimit personal të arrestit me burg:

- Giovanni Monaco, 53 vjeç;

- Mentor Domazeti, 39 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

- Asim Koleci, 30 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

- Lulzim Hoxha, 41 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali;

- Myslym Hoxha, 28 vjeç (shqiptar), pa vendbanim fiks në Itali.

Të pandehurit ndaj të cilëve është vendosur masa e detyrimit të qëndrimit në komunën ku banojnë:

- F.A.M., i lindur më 1967.

- M.MA. i lindur më 1995.

Ndërsa ndaj shqiptarit B.M., 39 vjeç, gjykata ka vendosur ndalim qëndrimi në provincën e Caserta-s, ndërsa ndaj një tjetër personi nën hetim, arrest shtëpiak.

Hetimet

Hetimet, të nisura në shtator të vitit 2015, zbuluan aktivitetin e prostitucionit, që kryesisht zhvillohej në disa komuna: Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista e San Nicola la Strada, në vendin e quajtur sheshi “Carlo III”.

Katër automjete që përdoreshin për transportin e prostitutave janë konfiskuar nga efektivët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco