Fëmijët gjejnë dy predha të kalibrit të rëndë

Fëmijët gjejnë dy predha të kalibrit të rëndë

16:24, 20/11/2017
A+ Aa A-

Dy predha të kalibrit të rëndë janë gjetur nga fëmijë në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 në Kukës, pranë dy pallateve, ku fëmijët po i transportonin me një karrocë.

Pas sinjalizimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i ka bërë një këqyrje predhave, nga ku ka rezultuar se njëra prej tyre kishte plasaritje dhe rrezikon të shpërthejë.

Menjëherë policia ka krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa fëmijët janë pyetur ku i kishin gjetur predhat.

Madje dyshohet se fëmijët kanë tentuar të çmontojnë predhat, që mësohet se janë të kalibrit 80 dhe 120 mm. Ndërkaq pritet që në Kukës të mbërrijnë forcat xheniere nga Tirana.

Policia njofton se:  Në sallën operative  të D.V.P. Kukës ka ardhur një telefonatë nga një shtetas se në lagjën Nr.3, Kukës, afër  ujësjellësit disa femijë kanë gjetur dy predha luftarake.

Në vendgjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku konstatuan në një karroc dy predha mortaje të parrezikshme dhe një predh pak më tutje.

Predhat ishin  gjetur pranë një ish reparti ushtarak dhe ishin marrë për tu shitur për  skrap por pas telefonatës nga qytetari, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë ku i kanë bllokuar dhe me ndihmën e Specialistëve të ushtrisë do asgjesohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco